top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | SEKRETARI I TREGTISË HAUARD LATNIK (HOWARD LUTNICK): VIZA 1 MILION $ E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) I ËSHTË DHËNË VETËM NJË SUBJEKTI DERI MË TANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Karta e Artë e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), viza prej 1 milion dollarësh që i lejon një të huaji të jetojë dhe të punojë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara, i është dhënë vetëm një personi që nga muajin dhjetor”.


Kështu tha Sekretari i Tregtisë i ShBA-ës, Hauard Latnik (Howard Lutnick).


Disa muaj më parë, pas lançimit, vetë Sekretari Latnik (Lutnick) deklaroi se qeveria kishte shitur një seri prej tyre, me një vlerë totale prej 1.3 miliardë dollarësh, vetëm brenda pak ditësh.


Presidenti Tramp (Trump), i cili, e ka quajtur “Kartën e Artë” një lloj karte jeshile me steroide, fillimisht propozoi një kosto prej 5 milionë dollarësh, duke argumentuar se do të tërhiqte talente të huaja në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që do të mbushte edhe arkat federale.


Programi synon të zëvendësojë EB-5, një iniciativë dekadash e vjetër që u ofronte viza amerikane atyre që investonin rreth 1 milion dollarë në një kompani me të paktën 10 punonjës.


Edhe pse u miratua vetëm për një person, ka qindra aplikantë në listën e pritjes, aplikimet e të cilëve po përpunohen aktualisht”, Tha Sekretari Latnik (Lutnick).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page