top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | DEPARTAMENTI I LUFTËS PARAQITI UDHËZIME PËR TESTOSTERONIN PËR PERSONELIN USHTARAK.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Sep 3
1 min read

Uashington, Amerikë | Pentagoni po detyron kontrollin e testosteronit për anëtarët e shërbimit meshkuj të moshës 30 vjeç e lart, duke finalizuar kërkesat përkatëse, pas urdhrave të lëshuar javët e fundit nga sekretari i Departamentit të Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth).


Agjencia e Shëndetit të Mbrojtjes ka botuar një sërë udhëzimesh klinike për testimin, të cilat do të administrohen gjatë kontrolleve të rregullta shëndetësore ushtarake.


Masat përfshijnë shqyrtimin dhe analizat e gjakut për personelin në detyrë aktive dhe rezervistët e moshës 30 vjeç e lart.


Ushtarëve të diagnostikuar me hipogonadizëm, ose testosteron të ulët, do t'u ofrohet shqyrtim dhe trajtim shtesë, duke përfshirë terapi zëvendësuese me testosteron nëse është e nevojshme.


Në muajin korrik, sekretari Hegsëth (Hegseth) tha se nëse rekomandohet trajtimi, zgjedhja për t'iu nënshtruar terapisë zëvendësuese me testosteron do të varet tërësisht nga ushtari.


Ushtarëve meshkuj nën moshën 30 vjeç do t'u ofrohet mundësia e shqyrtimeve vullnetare vjetore.


Udhëzimet gjithashtu përcaktojnë që ushtaret femra të pyeten nëse kanë simptoma të një çekuilibri hormonal dhe, nëse është e nevojshme, të referohen për testime të mëtejshme.


Në një deklaratë, Departamenti i Luftës deklaroi se qëllimi i tij është të investojë në shëndetin e luftëtarëve tanë, të përmirësojë performancën e tyre dhe të maksimizojë gatishmërinë e forcës.


Iniciativa e shqyrtimit vjen dy muaj e gjysmë pasi sekretari Hegsëth (Hegseth) njoftoi futjen e shqyrtimeve të detyrueshme në një video në mediat shoqërore virtauel të titulluar “Departamenti i Luftës High-T”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page