SHBA-ës | DEPARTAMENTI I DREJTËSISË: SHËRBIMET E FSHEHTA RUSE PO PËRGATISIN VRASJE DHE AKTE TERRORISTE NË EVROPË DHE NË AMERIKË.

Uashington, Amerikë | Shërbimet e inteligjencës ruse po planifikojnë vrasje të synuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet evropiane që mbështesin Ukrainën.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar padinë ndaj pesë subjekteve që aktualisht janë në arrati.
Padia pohon se një rrjet i shërbimeve të inteligjencës ruse ka paguar ose është përpjekur të paguajë individë në ShBA-ës dhe vende të tjera për të kryer mbikëqyrje dhe vrasje të synuara, si dhe duke udhëzuar bashkëpunëtorët për të kryer ose për të tentuar akte terrorizmi kundër infrastrukturës civile dhe ushtarake në vendet evropiane të lidhura me Ukrainën.
“Që të paktën nga viti 2024, një rrjet individësh që punojnë për shërbimet e inteligjencës ruse ka komplotuar për të kryer dhe ka kryer sulme dhe vrasje në të gjithë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara”.
Kështu njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë, duke iu referuar “Rrjetit RIS”, Shërbimet e Inteligjencës Ruse (Russian Intelligence Services), krahut përgjegjës për kryerjen e sulmeve jashtë vendit, duke u përqendruar te disidentët dhe dezertorët rusë dhe, së fundmi, te kombet e perceptuara si aleatë të Ukrainës.
Anëtarët e “Rrjetit RIS” kohët e fundit kanë tentuar të rekrutojnë disa individë në Shtetet e Bashkuara për të kryer mbikëqyrje dhe vrasje në vend.
Tre nga të pandehurit janë anëtarë të nivelit të lartë të “Rrjetit RIS”, konkretisht:
1- Z. Juri (Yuri) Kharameev.
2- Z. Kirill Khrameev.
3- Z. Oemis Romagoz Durruthy.
Dy anëtarët e tjerë të përfshirë në aktakuzë janë:
1- Z. Jaidel (Yaidel) Delgado Suarez.
2- Z. Eduardo Kastro (Castro), të cilët punuan së bashku për të rekrutuar individë që banonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të monitoruar dhe për të tentuar të vrisnin një disident të shquar rus që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Të pandehurit dyshohet se vepronin brenda një rrjeti global vrasjesh që shtrihej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, - tha zv.prokurori i Përgjithshëm Xhon (John) A. Eisenberg.
“Ne do të sprapsim çdo përpjekje nga shërbimet e huaja të inteligjencës për të vepruar lirisht në vendin tonë”, - tha ai më tej.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments