top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | DEPARTAMENTI I SHTETIT: POHOHET RIKTHIMI I PLOTË I MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE MIDIS VENEZUELËS DHE SHBA-ës.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
48 minutes ago
1 min read

Bogotë, Kolumbi | Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e përkohshme e Venezuelës, e kryesuar nga presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez, kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore”.


Kështu pohoi Departamenti amerikan i Shtetit për entin mediatik kolumbian “NTN24” (Nuestra Tele Noticias 24).


Uashingtoni ka deklaruar se do të mbështesë popullin venezuelian dhe do të bashkëpunojë me autoritetet e përkohshme dhe shoqërinë civile në planin trefazor për stabilizim, rimëkëmbje ekonomike, pajtim politik dhe tranzicionin drejt një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike.


Autoritetet e Karakasit do të jenë gjithashtu në gjendje të akreditojnë diplomatë në Shtetet e Bashkuara dhe të fillojnë procesin e rivendosjes së një pranie diplomatike.


Njoftimi erdhi pas rinovimit të Konsullatës së Përgjithshme të Venezuelës në Nju Jork, fasada e së cilës u rinovua javët e fundit pas një periudhe të gjatë rrënimi.


Ndërtesa ndodhet pranë Katedrales së Shën Patrikut.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page