SHBA-ës | AUTORITETET: PRESIM SË SHPEJTI NJË MARRËVESHJE ME IRANIN; PASTAJ BLLOKADA DETARE DO TË HIQET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 56 minutes ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara presin një marrëveshje së shpejti me Iranin.
Dhe sapo të njoftohet një marrëveshje për të rivendosur lundrimin e papenguar tregtar, ata do ta heqin bllokadën e porteve iraniane”.
Kështu tha një zyrtar amerikan për agjencinë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters), e cila e raportoi lajmin në faqen e saj të internetit.
“Po bëhet përparim midis Omanit dhe Iranit në Ngushticë dhe ne presim një marrëveshje së shpejti”, tha zyrtari, duke shtua se sapo të shpallet marrëveshja për të rivendosur lundrimin e papenguar tregtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të heqin bllokadën e porteve iraniane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments