SHBA-ës | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME 5 TË VDEKUR DHE 34 TË PLAGOSUR NË VIRXHINIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 30
- 1 min read

Virxhinia, Amerikë | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Një autobus përplasi gjashtë automjete pranë një kantieri ndërtimi rrugësh në Virxhinia, duke vrarë pesë veta dhe duke plagosur 34 të tjerë, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.
“Aksidenti automobilistik ngjau gjatë natës në autostradën ndërshtetërore 95 në Virxhinia rreth orës 2:35 të mëngjesit në Qarkun Stafford, ku autobusi nuk ngadalësoi për trafik pranë një punimi rrugor në korsinë jugore, duke goditur gjashtë automjete në radhë”, tha Policia.
Të pesë viktimat ndodheshin në automjetet e goditura nga autobusi. Hetimi është duke vazhduar dhe policia ka njoftuar se janë ngritur akuza penale, pa specifikuar individët.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments