SHBA-ës | AGJENTI I FBI-së PETRIK STIVN JAROK (PATRICK STEVEN YAROCH) NUK PO KAPTE DOT HAJDUTIN QË VIDHTE KRIPTOMONEDHA; VENDOSI T’I VIDHTE VETË 900 MIJË $; E SPIUNOI CHATGPT-ja.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 56 minutes ago
- 2 min read
Uashington, Amerikë | “Një agjent i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) ka vjedhur mbi 900 mijë $ në kriptomonedha nga llogaritë e monitoruara nga agjencia, si pjesë e një hetimi”.
Kështu raportoi enti mediatik “Cnn”.
Agjenti Petrik Stivn Jarok (Patrick Steven Yaroch) ishte pjesë e një ekipi hetimor të sigurisë kombëtare që po hetonte një komb armiqësor.
Sipas vetë agjentit, ai ndihej i frustruar që nuk ishte në gjendje të ndërmerrte veprime më vendimtare për të parandaluar një individ të paidentifikuar të hynte në llogari.
Kështu, duke përdorur privilegjet e tij të aksesit në sistemet e brendshme të agjencisë, ai dyshohet se transferoi fondet e kriptomonedhës në llogarinë e tij personale.
“Sapo FBI-ja u njoftua për këto akuza, ne ndërmorëm veprime të menjëhershme, filluam një hetim dhe në fund ekzekutuam një urdhër arresti javën e kaluar”, - tha një zëdhënës i Byrosë.
Një muaj para arrestimit të tij, ai e kishte pyetur ChatGPT: “Nëse do të kishit një shumë të madhe parash (afërsisht 1 milion dollarë) dhe do të dëshironit të largoheshit nga Shtetet e Bashkuara për t'u bërë banor ose qytetar i një vendi të BE-së, ku do të shkonit?”.
Përgjigjja ishte: “Në moshën 37 vjeç, me një familje të re, qëllimin për të dalë në pension potencialisht rreth moshës 40 vjeç dhe një interes të qartë për të ndërtuar një stil jetese më të qetë në të ardhmen në lidhje me vreshtarinë ose bujqësinë, do të shkoja në vende si Kilento ose rajoni Dao i Portugalisë …”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments