SHBA-ës | ADMIRALI BRED KUPËR (BRAD COOPER): SULMET NË NGUSHTICËN E HORMUZIT KANË ARRITUR KUFIJTË E EFEKTIVITETIT TË TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme, admirali Bred Kupër (Brad Cooper), kreu i komandës qendrore (Centcom), ka rekomanduar ndalimin e bombardimeve të zonës së Ngushticës së Hormuzit, sepse efektiviteti i tyre është arritur”.
Kështu raportoi enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me inteligjencën amerikane), duke cituar dy burime.
Qëndrimi i tij, së bashku me atë të këshilltarëve të tjerë, ndikoi në vendimin e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) të premten për të pezulluar sulmet e ShBA-ës ndaj Iranit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments