SERBI | MARKO KRIÇAK DHE BOSHKO SEKULOVIÇ U ARRESTUAN.

Beograd, Serbi | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë (Полиција Републике Србије) mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë së Lartë Publike (VJT) arrestuan:
1- Z. Marko Kriçak, me detyrë shef i Departamentit të Policisë së Serbisë.
2- Z. Boshko Sekuloviç, me detyrë shef i Shërbimit për Ndalimin e Krimit Boshko Sekuloviç.
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parshikuar si:
1- “Abuzim me detyrën e tij zyrtare”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments