top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | ROMARJO TAHIRI U ARRESTUA; SPARTAK DERVISHI U VRA; SI BASHKËPUNËTORË JANË ARRESTUAR ORGEL XHAMBAZI DHE MEDI GANOLLI.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
4 minutes ago
2 min read

Athinë, Greqi | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Romarjo Tahiri, me moshë 26 vjeç, i lindur në Korçë.


Ai konsiderohet doras në vrasjen e kryer në bashkëpunim me armë të ftohtë (thikë) të:

1- Z. Spartak Dervishi, akt kriminal i vënë në zbatim në Selenik.


Dyshohet se si shkak i sherrit ishte një kolegu i tij (punëtor fast-food-i), konkretisht:

1- Z. Mamugka Tsiklauri, qytetar nga ish-Bashkimi Sovjetik, i cili u bë objekt sulmesh verbale nga disa qytetarë shqiptarë për shkaqe banale.


Si bashkëpunëtorë të tij konsiderohen:

1- Z. Orgel Xhambazi.

2- Z. Medi Ganolli (tashmë të arrestuar).


Njoftim | Policia e Shtetit.


Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.


I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik, në vitin 2020, kapet në Greqi 26-vjeçari.


Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestua provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. T., 26 vjeç, i lindur në Korçë.


Në vitin 2021, Gjykata e Korçës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.


Nga hetimet dyshohet se në vitin 2020, në Selanik, shtetasi R. T., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, kanë vrarë shtetasin shqiptar S. D., të cilin fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me mjete prerëse.


Familjarët e viktimës kanë bërë kallëzim në Korçë për ngjarjen e ndodhur në Selanik dhe veprimet janë koordinuar me autoritetet greke.


Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 26-vjeçarit në Shqipëri, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
GREQI | LULZIM TABAKU DHE IDRIZ ÇELO U ARRESTUAN.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit morën dijeni se strukturat përgjegjëse të Policisë greke (Ελληνι

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page