top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I THESARIT TË SHBA-ës SKOT BESENT (SCOTT BESSENT): NUK KA DYSHIM SE KINA ËSHTË KUNDËR PJESËS TJETËR TË BOTËS; KUFIZIMET MBI METALET E RRALLA I PENALIZOJNË TË GJITHË; JO VETËM SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 15, 2025
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari i Thesarit të ShBA-ës, Skot Besent (Scott Bessent), tha se kufizimet e Kinës mbi metalet e rralla penalizojnë të gjithë botën, jo vetëm Shtetet e Bashkuara.


Nuk ka dyshim për këtë; Është Kina kundër pjesës tjetër të botës”, tha Sekretari Besent (Bessent).


Ai shtoi se priste një përgjigje të koordinuar ndaj vendimit të Kinës për metalet e rralla dhe tregoi se do të zhvillonte diskutime me evropianët, Australinë, Kanadanë, Indinë dhe demokracitë e tjera aziatike në kuadër të punimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.


Do të kemi një përgjigje gjithëpërfshirëse në grup, sepse burokratët në Kinë nuk mund ta menaxhojnë zinxhirin e furnizimit ose procesin e prodhimit për pjesën tjetër të botës”, tha ai në një aktivitet.


Shtetet e Bashkuara - shtoi Sekretari Besent (Bessent) - nuk duan shkëputje nga Kina, por duan heqje të riskut.


Kinës nuk mund t'i besohet në zinxhirin global të furnizimit.


Nëse Kina nuk dëshiron t'i besohet, bota duhet të vazhdojë me shkëputjen; ka pasur komunikime me Pekinin ditët e fundit dhe do të ketë më shumë në ditët në vijim”.


Nga sa kuptoj unë, Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) është gati të marrë pjesë në takimin me Presidentin Kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) në Azi, ku do të fluturojë në javët e ardhshme, njoftoi më pas Sekretari i Thesarit, duke theksuar se ai mund të fluturojë për në Azi para Presidentit Tramp (Trump)”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page