SEKRETARI I THESARIT TË SHBA-ës SKOT BESENT (SCOTT BESSENT): TAKIMI MES PRESIDENTËVE DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DHE SHI XHINPING (XI JINPING) DO TË ZHVILLOHET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 13
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) është ende në rrugën e duhur për t'u takuar me udhëheqësin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) në Korenë e Jugut, në fund të muajit tetor”.
Sekretari i Thesarit të ShBA-ës, Skot Besent (Scott Bessent), e deklaroi këtë, duke folur për kontaktet midis Uashingtonit dhe Pekinit për të organizuar takimin dypalësh.
“Ne i kemi ulur ndjeshëm tensionet”, tha ai në një intervistë me “Fox Business Network”.
“Presidenti Tramp (Trump) tha se tarifat nuk do të hyjnë në fuqi deri më 1 nëntor. Unë besoj se takimi do të zhvillohet”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments