SHBA-ës | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: SOT SHËNOHEN 5 VJET QË KUR REGJIMI KOMUNIST KUBANEZ SHTYPI BRUTALISHT DEMONSTRATAT PAQËSORE TË 11 KORRIKUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Sot shënohen pesë vjet që kur regjimi komunist kubanez shtypi brutalisht demonstratat paqësore të 11 korrikut dhe përsëri heshti thirrjet e kubanezëve për të drejta themelore, dinjitet dhe mundësi.
Deri më sot, qindra kubanë mbeten të ndaluar padrejtësisht, duke vuajtur kushte brutale, për mëkatin e thjeshtë të pyetjes pse kubanezët nuk mund të zotërojnë lirisht biznese, të marrin pjesë në procesin politik ose të sigurojnë jetesën për veten dhe familjet e tyre.
Regjimi duhet t'i lirojë menjëherë këta të burgosur politikë.
Unë dhe presidenti Tramp (Trump) duam një të ardhme më të mirë për Kubën, në të cilën kubanezët kanë më shumë mundësi, liri, dinjitet dhe Kuba të pushojë së strehuari operacione ushtarake, inteligjence, terrori dhe subversive të huaja armiqësore 90 milje larg atdheut amerikan.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin çdo mjet në dispozicion për të nxitur reforma të rëndësishme ekonomike dhe politike në Kubë dhe për të mbrojtur amerikanët nga kërcënimet subversive që burojnë nga Kuba”.
Kështu shkroi sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments