SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PO HUMBET DURIMIN ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTININ SEPSE MOSKA NUK PO BËN ASGJË PËR T’I DHËNË FUND LUFTËS NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 27
- 1 min read
Updated: Aug 10

Uashington, Amerikë | Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, tha në një intervistë me entin mediatik Faks Njuz (Fox News) se Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) po humbet durimin me Presidentin Vladimir Putinin sepse Moska nuk po bën asgjë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Mendoj se ai po bëhet gjithnjë e më i frustruar që, edhe pse ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Vladimir Putinin në telefon, asgjë nuk bëhet kurrë”, tha Sekretari Rubio, duke iu referuar Presidentit Tramp (Trump).
“Pra, ka ardhur koha për të vepruar, dhe mendoj se presidenti e ka bërë këtë shumë të qartë.
Ai po humbet durimin, po humbet vullnetin për të vazhduar të presë që pala ruse të bëjë diçka për t'i dhënë fund kësaj lufte”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments