top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO I BËRI THIRRJE QEVERISË SIRIANE TË PËRMBAJË XHIHADISTËT E DHUNSHËM DHE TË NDËSHKOJË ATA QË JANË PËRGJEGJËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 20
  • 2 min read

Updated: Aug 12

ree

Uashington, Amerikë | Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, i ka bërë thirrje qeverisë siriane të parandalojë mbërritjen e xhihadistëve të dhunshëm në jug të vendit, skenë e përleshjeve të përgjakshme ndërkomunitare javën e kaluar.


Autoritetet siriane duhet të përdorin forcat e tyre të sigurisë për të parandaluar Shtetin Islamik dhe xhihadistët e tjerë të dhunshëm të hyjnë në rajon dhe të kryejnë masakra”, shkroi Sekretari Rubio në rrjetin social virtual Iks (X).


ISIS mori kontrollin e sipërfaqeve të mëdha të territorit sirian dhe irakian në fillim të luftës civile, e cila, shpërtheu në vitin 2011, duke shpallur krijimin e një kalifati ndërkufitar në vitin 2014.


Forcat kurde siriane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, i mundën ata në vitin 2019, por xhihadistët ruajtën praninë e tyre, veçanërisht në shkretëtirën e gjerë siriane.


Forcat qeveritare gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjës dhe të sjellin para drejtësisë këdo që është përgjegjës për mizoritë, përfshirë edhe brenda radhëve të tyre”, shkroi diplomati amerikan.


Luftat midis grupeve druze dhe beduine në rajon duhet të ndalen menjëherë”, tha ai.


Dhuna midis grupeve druze dhe beduine sunite, e cila, shpërtheu më 13 korrik në rajonin Sueida të Sirisë jugore, ka lënë 940 të vdekur”, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me seli në Londër.


Qeveria siriane njoftoi një armëpushim në provincën Sueida dhe filloi të rivendoste forcat në një përpjekje për të rivendosur paqen, por gazetarët e agjencisë së lajmeve “AFP” vazhduan të vëzhgonin të shtëna me armë zjarri, zjarre dhe plaçkitje gjatë gjithë ditës.


Sipas SOHR-it, luftëtarët druze kanë rifituar kontrollin e qytetit të Sueida, por luftimet vazhdojnë në pjesën tjetër të provincës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page