SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO KËRKON PROVA SE I BURGOSURI POLITIK KUBAN HOZE (JOSÉ) DANIEL FERRER ËSHTË ENDE GJALLË PAS TORTURAVE NË BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 12
- 1 min read
Updated: Aug 12

Uashington, Amerikë | Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, ka kërkuar prova se udhëheqësi i opozitës kubaneze, Hoze (José) Daniel Ferrer, i cili, ka qenë në grevë urie për më shumë se dy javë në burgun Mar Verde në Santiago de Kuba, është ende gjallë.
“Regjimi kuban vazhdon të torturojë aktivistin pro-demokracisë, Hoze (José) Daniel Ferrer.
Shtetet e Bashkuara kërkojnë prova të menjëhershme se është gjallë”, shkroi sekretari Rubio në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X).
Në mesazhin e tij, Rubio, djali i emigrantëve kubanë, bëri thirrje gjithashtu për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.
“Ferrer-i, udhëheqës i Unionit Patriotik të Kubës (UNPACU), ka qenë viktimë e të paktën shtatë rrahjeve që kur filloi grevën e urisë”, sipas familjes së tij.
“Saktësisht shtatë rrahje u pësuan nga Hoze (José) Daniel Ferrer në 14 ditë grevë urie... Kjo është absolutisht e neveritshme”, tha në një video z. Manuel Kuesta Morua (Cuesta Morúa), zëdhënës i Këshillit për Tranzicion Demokratik, ndërsa Amnesty International i kërkoi qeverisë së Havanës këtë javë të lirojë z. Ferrer.
Observatori Kuban për të Drejtat e Njeriut paraqiti një ankesë këtë javë te Raportuesi Special i OKB-së për Torturën dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për të Drejtat e Njeriut, duke kërkuar veprime urgjente në emër të të burgosurit politik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments