SEKRETARI I SHTETIT I VATIKANIT KARDINALI PIETRO PAROLIN: GJENOCID NË GAZA? | ASNJË ANTISEMITIZËM NGA PAPA FRANÇESKU.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 22, 2024
- 1 min read

Vatikan | “Këto gjëra duhet të studiohen, janë kritere teknike kështu që më duket se ka thënë atë që ne e kemi përsëritur gjithmonë”, tha sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, i pyetur në margjinat e një eventi në Lumsa, për reagimet ndaj fjalëve të Papa Françeskut, për nevojën për të hetuar nëse ajo që po ndodh në Gaza cilësohet si gjenocid.
“Për antisemitizmin - shtoi ai - besoj se qëndrimi i Selisë së Shenjtë është i qartë, nuk ka nevojë të bëjmë konsiderata të mëtejshme, ne gjithmonë e kemi dënuar dhe do të vazhdojmë ta dënojmë dhe do të përpiqemi t’i krijojmë ato kushte, me sa na takon ne, për një dënim të rëndë ndaj këtij fenomeni”.
“Asnjë koment nga Selia e Shenjtë”, mbi dënimin e kryeministrit Netanjahut nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments