SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s MARK RUTTE: JEMI TË BASHKUAR KUNDËR LUFTËS; TOPI ËSHTË NË FUSHËN E PUTINIT; TELEFONATË E SHKËLQYER MIDIS PRESIDENTËVE TRAMP (TRUMP) + ZELENSKI + UDHËHEQËSVE EVROPIANË
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 13
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Telefonatë e shkëlqyer me Trampin (Trump), Zelenskin dhe udhëheqësit evropianë përpara takimit të presidentit amerikan me Putinin në Alaskë.
Ne jemi të bashkuar në angazhimin tonë për t'i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
E vlerësoj lidershipin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe koordinimin e ngushtë me aleatët.
Tani topi është në fushën e Putinit”, shkroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në rrjetet sociale virtuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments