SEKRETARI AMERIKAN I THESARIT SKOT (SCOTT) BESSENT: SHBA-ës MIRATUAN SHITJEN E NAFTËS IRANIANE ME STATUS TRANZIT NË DET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 21
- 1 min read

Uashington, Amerikë | ShBA-ës kanë miratuar shitjen e naftës iraniane që është tashmë në transit.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale virtuale, Sekretari amerikan i Thesarit, Skot (Scott) Bessent, sqaroi se ky është një autorizim afatshkurtër, i synuar dhe i kufizuar që lejon shitjen e naftës iraniane që aktualisht është e bllokuar në det.
“Për momentin, nafta iraniane nën sanksione po grumbullohet nga Kina me çmime shumë të ulëta.
Duke liruar përkohësisht këtë furnizim ekzistues dhe duke e bërë atë të disponueshëm për botën, Shtetet e Bashkuara do të lirojnë me shpejtësi afërsisht 140 milionë fuçi naftë në tregjet globale, duke rritur disponueshmërinë globale të energjisë dhe duke ndihmuar në zbutjen e tensioneve të përkohshme të furnizimit të shkaktuara nga Irani”, tha Sekretari Thesarit Bessent - duke shtuar se Ne do të përdorim fuçi iraniane kundër Teheranit për të mbajtur çmimet e ulëta ndërsa vazhdojmë Operacionin “Epic Fury”.
“Ky autorizim i përkohshëm afatshkurtër është i kufizuar në mënyrë strikte për naftën që është tashmë në tranzit dhe nuk lejon blerje të reja ose prodhim të ri”, nënvizoi Sekretari i Thesarit Bessent.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments