SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO POHOI SE U TAKUA ME KRYEMINISTRIN DHE MINISTRIN E JASHTËM TË KATARIT MOHAMMED BIN ABDULRAHMAN AL THANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 10
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, pohoi të shtunën se u takua me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, duke theksuar rolin e shtetit të Gjirit si ndërmjetësuesi kryesor i Uashingtonit, ndërsa priste përgjigjen e Teheranit ndaj propozimit të paqes të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
“Në bisedime, Sekretari Rubio shprehu vlerësim për partneritetin e Katarit në një sërë çështjesh”.
Kështu tha zëdhënësi Tomi (Tommy) Pigott.
Të dyja palët diskutuan gjithashtu mbështetjen e ShBA-ës për mbrojtjen e Katarit, si dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë të vazhdueshëm për të penguar kërcënimet dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Lindjen e Mesme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments