top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË: U PËRPOQËN TË VIDHNIN NJË VELIERË NË PORTIN E LIMONIT | U ARRESTUAN 5: EMRAT 1 PËR 1.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 15, 2023
  • 1 min read

Porti i Limonit, Sarandë, Shqipëri | Autoritetet vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Andon Nako. 2- Z. Mohamed Elshamy. 3- Z. Samir Ghonim. 4- Z. Abdou Elzantawy. 5- Z. Ibrahim Aboushahin. Ata u përpoqën të vidhnin një mjet lundrues (velierë), duke e tërhequr me një anije peshkimi. Në muajin qershor të vitit 2023, një anije velierë, 15 metra e gjatë, me mbishkrimim “Bavaria 50”, që nuk dihej se kujt i përkiste, është gjetur në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë, në Itali. Veliera e braktisur nuk kishte njerëz në bord, por, brenda saj, janë gjetur bidona uji dhe ambalazhe të ndryshme, ç’ka ngriti dyshimet se mund të ishte përdorur për trafikimin e klandestinëve nga Lindja e Mesme. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page