top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË | U ARRESTUA YLLI DACI (BANUES NË MAT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 47 minutes ago
  • 4 min read

Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore arrestuan:

1- Shefin e Komisariatit të Sarandës Gëzim Bashllari.

2- Specialistin e Policisë Robert Çullaj.

3- Shefin e Krimeve Andi Duro.

4- Nënkomisarin Ajdin Ismailaj, specialist për rendin.


Subjekte të tjerë të arrestuar janë:

1- Z. Ylli Daci, me moshë 33 vjeç, banues në Mat.

2- Z. Emiljano Sotiri, me moshë 41 vjeç, banues në Sarandë.

3- Z. Kleanth Rakipi, me moshë 25 vjeç, banues në Sarandë.

4- Z. Bilbil Rexho, me moshë 48 vjeç, banues në Delvinë.

5- Z. Enkeiled Rrëza, me moshë 41 vjeç, banues në Lushnje.

6- Z. Oriant Cako, me moshë 32 vjeç, banues në Sarandë.

7- Z. Oltion Bushaj, me moshë 47 vjeç, banues në Tiranë.

8- Z. Erjon Kovaçi, me moshë 42 vjeç, banues në Lezhë.


Shpallën në kërkim policor:

1- Znj. Arjola Dhrami (Bajo), me moshë 42 vjeçe.


Njoftim | Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve në terren, me prioritet zonat bregdetare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë konstatuan se në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre, në ujë) në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, kryheshin punime ndërtimi, të paligjshme.


Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:


K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë;


B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë;


E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë;


O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë;


E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë;


Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.


Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasja që posedon hapësirën e plazhit, A. B.., për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet.


Punohet për kapjen e kësaj shtetaseje.


Shërbimet e Policisë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, kanë njoftuar shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat aktualisht po vijojnë me prishjen e ndërtimeve.


Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin zyrtar.


Njoftim | Pas informacionit të ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre në ujë) kryheshin punime ndërtimi të paligjshme, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë arrestoi në flagrancë 8 shtetas që punonin në këtë objekt, si dhe shpalli në kërkim një shtetase që posedonte hapësirën e plazhit, për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet pa leje.


Për këtë ndërtim, Policia e Shtetit njoftoi shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kryen prishjen e ndërtimeve.

 

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, vijuan veprimet e thelluara për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjësit e policisë, të cilët nuk kishin kryer detyrën për moslejimin e këtij ndërtimi.


Pas veprimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim me AMP-në, u bë ndalimi i punonjësve të policisë:


Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë;


Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve;


Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin;


Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.


Ndaj këtyre punonjësve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, vepra këto të kryera në bashkëpunim, jo vetëm për këtë rast.


Pas ndalimit të këtyre punonjësve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra katër punonjësit e policisë dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur procedurat për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit, për shkeljet e konstatuara, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda në drejtim të zbatimit të ligjit, mbrojtjes së territorit dhe dëmtimit të imazhit të Policisë së Shtetit.


Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në  Komisariatin e  Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.


Policia e Shtetit falënderon, inkurajon dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të policisë, si dhe çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.


Gjithashtu, Policia e Shtetit është e vendosur të largojë nga radhët e saj cilindo që shpërdoron detyrën, besimin e qytetarëve dhe ligjin, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page