top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË | ARTUR PLAKU DHE ERJON SULOHOXHAJ NGA FIERI U ARRESTUAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Artur Plaku.

2- Z. Erjon Sulohoxhaj.


Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pick pocket”.


Si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i dy shtetasve të dyshuar për vjedhje:


-A. P., 58 vjeç dhe E. S., 45 vjeç, të dy banues në Fier.


Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se më datë 25.04.2026, i kanë vjedhur celularin, shtetasit S. P., banues në Sarandë.


Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se këta shtetas iu kanë vjedhur portofolat ku mbanin shuma parash, 2 shtetasve, në datat 19.04.2026 dhe 28.01.2026, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, Sarandë.


Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page