SALMAN RUSHDIE DO TË JETË NË PANAIRIN E LIBRIT TË TORINOS | TAKIM ME ROBERTO SAVIANON DHE PREZANTIM TË LIBRIT ME TITULL “KNIFE”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 23, 2024
- 1 min read
Torino, Itali | Shkrimtari Salman Rushdie do të jetë në Panairin e Librit të Torinos, ku do të bisedojë me shkrimtarin Roberto Saviano, të premten e datës 10 maj 2024, në orën 18.30, në Auditoriumin e Qendrës së Kongresit.
Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha Annalena Benini.
Shkrimtari Rushdie do të prezantojë librin e ri me titullin Knife (Thika).
Meditime pas një atentati në tentativë (Mondadori, 2024), ku rijeton për herë të parë ngjarjet traumatike që e përfshinë në sulmin e 12 gushtit 2022.
Libri tregon rrugën e ndërlikuar drejt rimëkëmbjes fizike dhe shërimit falë dashurisë dhe mbështetjes e bashkëshortes së tij Elizës, familjes, mjekëve, fizioterapistëve dhe komunitetit të lexuesve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































