SALI BERISHA AKUZOI PROKURORIN KRAJA SI TË LIDHUR ME ISH-SIGURIMIN E SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 20, 2023
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se z. Arben Kraja, me status prokurori i Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nuk mund të ushtronte funksione në administratën shtetërore, për shkak të të shkuarës së tij në Sigurimin e Shtetit. Z. Berisha publikoi një dokument, sipas të cilit, prokurori Arben Kraja, ish-hetues i kohës kur Shqipëria sundohej nga regjimi titisto-stalinisto-pol potist, ka dënuar një të ri në Shkodër për shkak se ishte i akuzuar për shkelje të normave të moralit komunist.
Z. Berisha, ndër të tjera tha: Arben Kraja, ish xhelat i Sigurimit, ka dënuar një të ri në Shkodër, se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thoshte “ka shkelur normat e moralit komunist”.
Kraja qëndron në Prokurori në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për Prokurorinë, dhe nenin 6-të, të Kushtetutës.
Se cili është integriteti i tij për të qenë rrogëtar është kjo dëshmi që këtë akt nuk e ka kryer në vitin 70, por një vit pas rrëzimit të murit të Berlinit, dhe rënies zinxhir të diktaturave komuniste.
Kraja është një person i papërgjegjshëm, që nuk duhej të merrej kurrë me dosjen e djegësit të Tiranës, sepse, nipi dhe mbesa e tij janë bashkëpunëtorët më të afërt të Veliajt, në Bashkinë e Tiranës.
Në çdo lloj mënyre ata i kanë pasur dyert e hapura të ndikojnë te Kraja, por rezultati dëshmon vetë, është amnistia e paimagjinueshme e njeriut që ka firmosur të vidhen në qytetin e Tiranës rreth 1 miliardë euro në 30 vite nga ai vet i Rama.
Prokurori Premçi, një mik i njohur i MekGonigal-it, nuk mund të hetonte kurrë, po të kishte minimumin e ndërgjegjes së zyrtarit, pasi lidhjet e tij të strukturuara me Zoton, nuk lejonin hetimin e aferës së shekullit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments