top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SA I PAGUAN BIZNISI NË TRAJTË GJOBE AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 18, 2025
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Veprimtaria kriminale e gjobëvënies ndaj sipërmarrjeve tregtare nga Agjentura e Krimit Ordiner mbetet e përhapur si ndaj sipërmarrjeve të vogla ashtu edhe ndaj atyre të mëdha.


Zakonisht Agjentura e Krimit Ordiner u afrohet sipërmarrjeve tregtare në mënyrë miqësore duke u ofruar mbrojtje, e cila, fillimisht është falas, por, më pas, bëhet e detyrueshme dhe me pagesë mujore ose vjetore (ashtu si pagesa e telefonit, e internetit, etj, ...).


Zakonisht gjobat e Agjenturës së Krimit Ordiner lidhen me ofrim mbrojtjeje; me lejimin e hapjes së biznisit në një territor të caktuar; me lejimin e fitimit të tenderave publikë, etj, ...


Vlerat financiare të gjobave që Agjentura e Krimit Ordiner u vendos bizniseve variojnë si më poshtë vijon, ...

1- 500- 1500 € në muaj për lokale, restorante, furra buke, lavazhe, etj, …


2- 2000-5000 në muaj për biznise të mëdha.


3- 5% deri në 10% të vlerës financiare të fituar në një teneder publik.

 

4- 3000 € deri 10000 € për të hyrë në një territor të caktuar ku mund të ushtrosh biznis.


Kush refuzon të paguajë, ka pasoja kriminale që lidhen me përndjekjen, dhunën fizike ndaj sipërmarrësit, dhunën fizike ose ngacmimet seksuale ndaj anëtarëve të familjes; djegien e biznisit; hedhjen në erë me lëndë plasëse të biznisit; djegie automjetesh; vjedhje, etj, …


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page