MINISTRJA E BRENDSHME E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ALBANA KOÇIU DHE DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT ILIR PRODA LËSHUAN DEKLARATË NË LIDHJE ME MONOPATINAT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Autoritetet përgjegjëse të rendit publik deklaruan se nga dita e hënë do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike për shkak të shtimit të aksidenteve.
“Kemi marrë një sërë ankesash dhe raportimesh nga qytetarët rreth rrezikshmërisë që këto mjete përfaqësojnë, sidomos për të miturit apo të moshuarit që lëvizin në rrugë, por edhe vetë për përdoruesit e tyre.
Të dhënat e Policisë së Shtetit mbështesin këtë problematikë në rritje.
Sot, i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht, të mos lejojë qarkullimin e monopatinave elektrike.
Gjithashtu, dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën si një mënyrë biznesi, për dhënien me qira ditore, duhet t’a kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet.
Lejimi, gjithmonë pas përfundimi i këtij procesi, do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve.
Ne do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do të qartësojmë një herë e përgjithshmonë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat mund të përdoren dhe ku jo.
Si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar.
Megjithatë, deri në hartimin e një kuadri të plotë rregullator, interesi publik dikton një ndërhyrje të menjëhershme”, tha Ministrja e Brendshme e Republikës së Shqipërisë Albana Koçiu.
“Që nga dita e hënë Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit yë këtyre mjeteve dhe prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces”, tha Drejtori i Përgjithshëm, i Policisë së Shtetit, të Republikës së Shqipërisë, Ilir Proda.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments