top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAGË | DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË RSH-së ILIR PRODA ZHVILLOI NJË SËRË TAKIMESH ME DELEGACIONET PJESËMARRËSE NË KONVENTËN E SHEFAVE TË POLICISË EVROPIANE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 28
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Forcimi i bashkëpunimit me organizatat policore dhe ato të zbatimit të ligjit, domosdoshmëri për të luftuar krimet globale.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, gjatë ditëve të Konventës së Shefave të Policisë Evropiane (EPCC) të vitit 2025, që u mbajt në Holandë, zhvilloi një sërë takimesh me delegacionet pjesëmarrëse në këtë konventë.


Pas takimit të frytshëm me Drejtoreshën e Europolit, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, u takua me delegacionin amerikan në Europol, që kryesohej nga znj. Julia P. Sweeney, Zëvendës Ndihmëse Sekretare dhe Ndihmës Drejtore e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë për Operacionet; me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kolumbiane; me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Spanjolle; me Drejtorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe me përfaqësues të Policisë Japoneze.


Gjatë takimeve, Drejtori Proda u fokusua te forcimi i bashkëpunimit për shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe pa rezerva, si dhe te intensifikimi i operacioneve kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.


Ai njohu delegacionin amerikan dhe homologët me prioritetet e tij në drejtimin e Policisë së Shtetit, duke theksuar se një nga objektivat kryesorë është thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me partnerët strategjikë, policitë homologe dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, si mundësia më e mirë për sukses ndaj sfidave me të cilat përballen strukturat policore në të gjithë botën.


Drejtori Proda tha se:

1- Policia e Shtetit shqiptar, kohët e fundit, ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe besueshmëri përgjatë qindra operacioneve të zhvilluara me partnerët dhe në koordinim nga Europol, Interpol dhe organizatat e tjera ligjzbatuese që merren me çështjet policore.


Te Policia e Shtetit shqiptar do të gjeni përherë dëshirë për bashkëpunim dhe angazhim maksimal për të shtuar skuadrat e përbashkëta hetimore dhe ato operacionale, sepse vetëm duke bashkëpunuar pa rezerva, ne i bëjmë një shërbim të madh dhe të vyer qytetarëve dhe sundimit të ligjit”.


Zyrtarët amerikanë dhe përfaqësuesit e delegacioneve falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm Ilir Proda për gatishmërinë dhe angazhimin e tij personal për një bashkëpunim pa rezerva mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve ndërkombëtarë.


Ata e siguruan se edhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të thellohet, pasi tashmë Policia e Shtetit ka fituar besueshmërinë e partnerëve dhe ka treguar profesionalizëm e angazhim maksimal në operacionet dhe hetimet e përbashkëta, sepse krimet janë globale dhe është domosdoshmëri bashkëpunimi.


Gjithashtu, gjatë takimeve, Drejtori Proda theksoi se është një mundësi e mirë, në interes të forcimit të bashkëpunimit dhe të zbatimit të ligjit, që Europol-i të koordinojë operacionet dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet policive të vendeve anëtare të BE-së, në luftën kundër migracionit të paligjshëm, me qëllim identifikimin dhe goditjen e grupeve kriminale, kudo që ato ushtrojnë aktivitetin e tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page