top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSIA: RRETH 500 USHTARË UKRAINAS TË VRARË NË NJË DITË TË VETME; 5 BRIGADA TË GODITURA; AUTOMJETE LUFTARAKE DHE ARMË TË SHKATËRRUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 5
  • 1 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Rusia tha se vrau rreth 500 ushtarë ukrainas vetëm dje.


Z. Aleksandër Savçuk (Alexander Savchuk), një zëdhënës i grupit të betejës, i tha agjencisë ruse të lajmeve “Tass” se u vranë 460 ushtarë.


Dy automjete të blinduara luftarake, pesë automjete motorike dhe dy armë u shkatërruan”, tha ai.


Luftëtarët e grupit taktik goditën gjithashtu formacione të tre brigadave të mekanizuara ukrainase, një brigadë gjuetie dhe një brigade ajrore, dy brigada mbrojtjeje territoriale, një brigadë të Marinës, dy regjimente sulmi dhe një brigadë të Gardës Kombëtare në zonat Krasnoarmeisk-ut, Dimitrov-it, Boikovka-s, Petrovskoie-s, Novopavlovka-s, Daçnoie-s dhe Grodovka-s.


Raportohet se 60 ushtarë të tjerë ukrainas kanë vdekur në Dnieper, ku një brigadë mbrojtjeje territoriale dhe një brigadë mbrojtjeje bregdetare u goditën në zonat Antonovka, Novoandreievka, Malaia Tokmaçka, Tokarevka dhe Sadovoie.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page