top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSIA: NATO NDIHMOI KIEVIN TË SULMONTE KURSKUN | KËSHILLTARI I PUTINIT PATRUSHEV: SHËRBIMET SPECIALE PERËNDIMORE JANË TË PËRFSHIRA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 16, 2024
1 min read

Moskë, Federata Ruse | NATO dhe shërbimet speciale perëndimore janë të përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e sulmit të Ukrainës në rajonin rus Kursk”, sipas këshilltarit kryesor të presidentit Vladimir Putini, z. Nikolai Patrushev, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

 

Ishte Perëndimi që solli në pushtet juntën kriminale në Ukrainë. Vendet e NATO-s kanë dërguar armë dhe instruktorë ushtarakë në Ukrainë, vazhdojnë të ofrojnë informacione inteligjente dhe të monitorojnë veprimet e grupeve neo-naziste. Dhe operacioni në rajonin e Kurskut ishte planifikuar me pjesëmarrjen e NATO-s dhe shërbimeve speciale perëndimore”, tha z. Patrushev.

 

Administrata ushtarake në Kiev thotë se mbrojtja ajrore e kryeqytetit ukrainas zmbrapsi me sukses një sulm me dron sonte nga rajoni rus Kursk, skena e një ofensive nga forcat e presidentit Volodimir Zelenski.

 

Në një postim në Telegram të cituar nga mediat e Kievit, autoritetet ukrainase saktësojnë se nuk janë raportuar dëme apo viktima pas sulmit rus në kryeqytet.

 

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj të mbrojtjes ajrore dhe të marinës shkatërruan pesë dronë ukrainas nga ajri dhe dy detarë në Detin e Zi sonte, ndërsa ata u përpoqën t'i afroheshin Krimesë.

 

Mediat e Kievit flasin për shpërthime në disa qytete në gadishullin e diskutueshëm, me një zjarr të raportuar veçanërisht pranë Kerçit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
UKRAINË | USHTRIA RUSE SULMOI TRENIN KIEV-MIKOLAIV.

Kiev, Ukrainë | “Treni i pasagjerëve Kiev-Mikolaiv u sulmua dhe u godit nga rusët”. Kështu njoftuan “Hekurudhat Ukrainase” në platformën shoqërore virtuale “Telegram”, të cituara nga enti mediatik ven

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page