REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E JASHTME: DËNOJMË KUFIZIMET E SHBA-ës MBI ÇIPAT.

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Kina ka dënuar kufizimet e reja të ShBA-ës mbi eksportet e çipave dhe premtoi të marrë masat e nevojshme në përgjigje.
“ShBA-ës vazhdojnë ta teprojnë me konceptin e sigurisë kombëtare dhe të abuzojnë me masat e kontrollit të eksportit”.
Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, në një konferencë për shtyp.
“Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime”, - tha ai.
Kufizimet e reja të ShBA-ës synojnë të mbyllin një boshllëk rregullator që është vënë nën shqyrtim pas skandalit të spiunazhit që përfshin Nvidia-n.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments