top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAKISTANI DHE IRANI PO FORCOJNË LIDHJET DIPLOMATIKE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
21 hours ago
1 min read

Islamabad, Pakistan | Zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm pakistanez, Ishak (Ishaq) Dar, u takua me homologun e tij iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), në Islamabad, duke përsëritur angazhimin e tyre për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të zgjeruar bashkëpunimin rajonal.


Takimi u zhvillua në margjinat e takimit të 30-të të Këshillit të Ministrave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (OECD), të organizuar nga Pakistani.


Sipas ministrisë pakistaneze, të dy ministrat shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe diskutuan zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë.


Të dyja palët riafirmuan lidhjet e forta dhe vëllazërore midis Pakistanit dhe Iranit, duke rënë dakord të forcojnë më tej bashkëpunimin përmes angazhimit të vazhdueshëm të nivelit të lartë.


Ministri Aragçi (Araghchi) përgëzoi Pakistanin për organizimin e suksesshëm të takimit të OECD-së, duke vlerësuar organizimin, mikpritjen dhe natyrën e frytshme të diskutimeve.


Palët theksuan rëndësinë e ruajtjes së angazhimit dhe konsultimeve të vazhdueshme, duke rënë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë për çështje me interes të ndërsjellë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page