top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KINË | SHTETET ANËTARE TË ORGANIZATËS SË BASHKËPUNIMIT TË SHANGAIT MIRATUAN DEKLARATËN E TIANJIN-it; PARIMET THEMELORE TË DEKLARATËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
ree

Pekin, Kinë | Shtetet anëtare të SCO-së miratuan Deklaratën t Tianjin-it.


Dokumenti thotë se pjesëmarrësit në samit:

1- Dënojnë sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit duke i konsideruar të papranueshme dëmet në infrastrukturën bërthamore gjatë konflikteve ushtarake.


2- Dënojnë terrorizmin dhe theksojnë papranueshmërinë e standardeve të dyfishta në luftimin e tij.


3- Mbështetin përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar paqen dhe zhvillimin në Afganistan.


4- Janë të gatshëm të punojnë së bashku për të parandaluar rreziqet e sigurisë që lidhen me inteligjencën artificiale.


5- Avokojnë respektimin e rreptë të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).


6- Janë të përgatitur të zhvillojnë bashkëpunim ushtarak.


7- Janë të gatshëm të bashkëpunojnë në luftimin e trafikut të paligjshëm të drogës.


8- Mbështetin mbajtjen e hapësirës së jashtme të lirë nga çdo armë.


9- Kundërshtojnë iniciativën e trojkës së BE-së për të rivendosur sanksionet e OKB-së kundër Iranit duke vënë në dukje paligjshmërinë e saj.


10- Ia kalojnë kryesinë e SCO-së Kirgistanit.


11- Kanë vendosur të krijojnë një Bankë Zhvillimi të SCO-së.


Samiti i SCO-së po mbahet në Tianjin, me mbi 20 liderë botërorë të pranishëm, përfshirë Presidentin Vladimir Putin, Kryeministrin indian Narendra Modi dhe presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping), që përfaqësojnë kombin pritës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page