KINË | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN PO INJORON ULTIMATUMET PËR TAKIM BALLË PËR BALLË ME PRESIDENTIN ZELENSKI DHE PO SULMON PERËNDIMIN | MANIFEST I RENDIT TË RI BOTËROR NË TIANJIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 3 min read

Pekin, Kinë | Presidenti Vladimir Putin po i shpërfill ultimatumet nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa për të zbuluar qëllimet e tij të vërteta në një takim ballë për ballë me udhëheqësin ukrainas Volodimir Zelenski.
Nga Tanjini i Kinës, ai sulmoi Perëndimin, së bashku me mikun e tij Presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping).
Në fakt, ai jo vetëm që mburret me një aleancë të ripërtërirë me kryeministrin indian Narendra Modi, e cila, i është zgjeruar edhe presidentit kinez në dobi të fotografëve, por, ai mbështet fuqimisht nisjen e “Iniciativës për Qeverisje Globale” nga Presidenti Shi (Xi), planin ambicioz për një rend të ri botëror të aftë për të zëvendësuar rendin perëndimor të udhëhequr nga ShBA-ës që doli pas Luftës së Dytë Botërore.
Një riorganizim trepalësh që nuk u pëlqeu mysafirëve të paftuar në samitin e SCO-së në Kinë.
Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), në shënjestër të cunamit të tarifave, u rikthye në sulmin ndaj Indisë, e cila, i nënshtrohet tarifave prej 50% për blerjet e naftës nga Moska.
“Ajo bën më shumë biznes me Rusinë, tani Delhi i Ri dëshiron të ulë tarifat. Por ata duhet ta kishin bërë këtë vite më parë”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Pas ecjes së Presidentit Tramp (Trump) në tapetin e kuq në Alaskë më 15 gusht, udhëheqësi i Kremlinit ishte ndër të ftuarit më të kërkuar në qytetin portual kinez në takimin e 27 udhëheqësve euroaziatikë, duke shtrënguar duart, duke përshëndetur dhe madje duke u përqafuar.
SCO-ja - e cila përfshin Kinën, Indinë, Rusinë, Pakistanin, Iranin, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin dhe Bjellorusinë (plus 17 vende të tjera si partnerë dialogu) - reklamohet si një model i bashkëpunimit jo-perëndimor që synon të ofrojë një alternativë ndaj aleancave tradicionale.
“Do të doja të propozoja një iniciativë për qeverisje globale (GGI) dhe të punoja me të gjitha vendet për të ndërtuar së bashku një sistem më të drejtë dhe të barabartë dhe për të ecur drejt një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, të aftë për të zvogëluar hendekun midis Veriut dhe Jugut global”, njoftoi Presidenti Shi (Xi) gjatë takimit.
“Ndërsa trendet historike të paqes, zhvillimit, bashkëpunimit dhe përfitimit të ndërsjellë mbeten të pandryshuara, mentaliteti i Luftës së Ftohtë, hegjemonizmi dhe proteksionizmi vazhdojnë të përndjekin botën”, shtoi udhëheqësi kinez, duke shënjestruar politikat e Presidentit Tramp (Trump).
Ka kërcënime dhe sfida të reja, dhe bota ka hyrë në një periudhë të re turbulencash dhe transformimi.
U sugjeruan pesë parime:
1- Barazia sovrane.
2- Sundimi ndërkombëtar i ligjit.
3- Multilateralizmi.
4- Një qasje e përqendruar te njerëzit.
5- Miratimi i veprimeve konkrete.
“Me tre ‘Iniciativat Globale’ të nisura tashmë mbi sigurinë, zhvillimin dhe qytetërimin, e katërta e nisur nga Presidenti Shi (Xi) është një dhuratë nga presidenti për botën”, deklaroi Ministri i Jashtëm Uang Ji (Wang Yi), zbatuesi diplomatik i besuar i planeve të presidentit kinez, në konferencën përfundimtare për shtyp.
Presidenti Putin, në fjalën e tij, mbrojti arsyet e ofensivës së Rusisë në Ukrainë, duke fajësuar Perëndimin.
“Kjo krizë nuk u shkaktua nga sulmi rus ndaj Ukrainës, por është rezultat i një grushti shteti në Ukrainë, i mbështetur dhe i provokuar nga Perëndimi”, tha ai.
“Shkaku i dytë i krizës janë përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për ta futur Ukrainën në NATO”, tha ai.
Ai gjithashtu vlerësoi përpjekjet e Turqisë (së bashku me Indinë dhe Kinën) në takimin e tij të parë të vitit 2025 me homologun e tij, Rexhep Tajip Erdogan.
Presidentët Putin, Shi (Xi) dhe Kryeministri Modi u filmuan duke biseduar, të shoqëruar nga përkthyes.
Kryeministri Modi dhe Putin, të fotografuar duke mbajtur duart, zhvilluan bisedime në pasdite.
Mediat shtetërore ruse raportuan se ata kaluan gati një orë duke folur ballë për ballë në makinën presidenciale të blinduar të Presidentit Putin (një Aurus Senat) para takimit zyrtar dypalësh.
“Bisedat me të janë gjithmonë ndriçuese”, shkroi Kryeministri Modi në rrjetin social virtual Iks (X).
Për konfliktin në Ukrainë ai shpresoi për një fund sa më shpejt të jetë e mundur në favor të një paqeje të qëndrueshme.
Shumë nga 27 udhëheqësit e pranishëm, përfshirë Presidentin iranian Masud (Masoud) Pezeshkian, do të udhëtojnë për në Pekin për paradën ushtarake më 3 shtator për të shënuar 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore.
Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un do të jetë gjithashtu i pranishëm në Sheshin Tiananmen, duke bërë debutimin e tij në një ngjarje shumëpalëshe, së bashku me Presidetët Putin dhe Shi (Xi), i cili, është gjithnjë e më i bindur se mund të udhëheqë Jugun global.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments