top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUMANIA DHE QIPROJA DO TË MARRIN PJESË SI VËZHGUESE NË TAKIMIN E BORDIT TË PAQES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Bukuresht, Rumani | Javën tjetër, unë do të marr pjesë në takimin e parë të Këshillit të Paqes në Uashington, duke iu përgjigjur ftesës që më bëri Presidenti i SHBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump”.


Kështu shkroi Presidenti rumun Nikusor (Nicusor) Dan në rrjetin social virtual Iks (X), pasi deklaroi së fundmi se vendi i tij po shqyrtonte ende anëtarësimin në Këshill, president i të cilit është z. Tramp (Trump).


Zëdhënësi i qeverisë Konstantinos Letimbiotis (Letymbiotis), megjithatë, njoftoi se Qiproja do të marrë pjesë në takim si vëzhgues”.


Kështu raportoi enti mediatik qipriot “CyprusMail”.


Pjesëmarrja e vendit tonë është pjesë e rolit të qëndrueshëm dhe aktiv rajonal që ka luajtur që nga fillimi i krizës, me iniciativa dhe propozime specifike për partnerët ndërkombëtarë.


Qiproja, si shteti anëtar i Bashkimit Evropian më i afërt me rajonin, është e pranishme në zhvillimet e vazhdueshme dhe po jep një kontribut konkret në përpjekjet për stabilitet dhe paqe”, tha ai - duke shpjeguar se niveli i përfaqësimit në takimin e 19 shkurtit do të përcaktohet në konsultim me organizatorët.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page