RUMANIA ALARMOHET NGA SHKELJA E HAPËSIRËS SË SAJ AJËRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 1, 2023
- 1 min read

Bukuresht, Rumani | Dje, Rumania raportoi një shkelje të mundshme të hapësirës së saj ajrore, gjatë sulmeve të natës, nga dronët rusë, në infrastrukturën e Ukrainës fqinje. “Pas zbulimit të grupeve të dronëve, që po shkonin drejt territorit ukrainas, pranë kufirit rumun”, u alarmuan banorët e komunave Tulcea dhe Galati, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë. “Sistemi i vëzhgimit të radarit tregoi një hyrje të mundshme të paautorizuar në hapësirën ajrore kombëtare, me një sinjal të zbuluar në një rrugë drejt bashkisë së Galatit”, shtoi ajo. Ministria e Mbrojtjes tha se deri më tani asnjë objekt nuk duket të ketë rënë në territorin rumun, por kërkimet do të vazhdojnë. Rreth mesnatës, banorët e Galatit dhe Tulcea-s, me pamje nga porti i Reni-t, në Ukrainën jugore, përtej Danubit, morën një paralajmërim që u thoshte të mbuloheshin. Masat paralajmëruese u hoqën rreth dy orë më vonë. Në fillim të këtij muaji, ushtarët rumunë ndërtuan strehimore për sulmin ajror, për të mbrojtur banorët e fshatit lindor rumun të Plauru-it, pasi në zonë u gjetën fragmente droni. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)






















Comments