RUMANI | AUREL (ALTIN) HOXHALLARI U ARRESTUA; KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË VRASJEN E DEVI KASMIT SË BASHKU ME EFEKTIVIN E FORCAVE SPECIALE GREKE EFTHIMIOS EFTHIMIU (EFTHYMIOUS EFTHYMIOU) DHE TË TJERË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Bukuresht, Rumani | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore dhe ato të posaçme të Policisë (Poliția Română) arrestuan:
1- Z. Aurel (Altin) Hoxhallari.

Ai konsiderohet i përfshirë në vrasjen e:
1- Z. Devi Kasmi, më 29 janar të vitit 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë.
Si bashkëpunëtor (doras) u konsiderua edhe:
1- Ish-efektivi i forcave të posaçme (speciale) greke Efthimios Efthimiu (Efthymious Efthymiou), i biri i Kristos dhe i Lambrinit, i lindur në datën 10.09.1976, në Athinë, me shtetësi dhe kombësi greke, me arsim të mesëm.
Si bashkëpunëtorë të tjerë u konsideruan edhe:
1- Z. Elton Habilaj.
2- Z. Marvin Dinellari.
3- Z. Elton Hoxhallari.
4- Z. Marjo Meshini.

Ata vepronin si grup i strukturuar kriminal; një nga bazat e kishin në fshatin Mëzez, Tiranë.

Njoftim | Në Rumani, autoritetet rumune kanë bërë arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. H., 49 vjeç, lindur në Tiranë.
Shtetasi A. H ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Më datë 29.01.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, dyshohet se shtetasi Aurel Hoxhallari, në bashkëpunim me një shtetas grek dhe shtetas të tjerë, të organizuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar D. K.
Në banesat e tyre, Policia sekuestroi 9 armë zjarri, 130 kg lëndë narkotike (kanabis), si dhe një numër të madh bimësh kanabisi.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë dhe rumunë, vijon veprimet për finalizimin e procedurave për ekstradimin e këtyre shtetasve, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments