top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DËNOHET ME BURGIM TË PËRJETSHËM AUREL HOXHALLARI | ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
May 19, 2023
1 min read

Është dënuar me burgim të përjetshëm z. Aurel Hoxhallari, pjesë e grupit që vrau z. Devi Kasmin. Z. Kasmi u ekzekutua në Tiranë, nga dy persona me motoçikletë, që qëlluan mbi 41-vjeçarin, pesë herë, në kokë dhe në trup. Porositës i kësaj vrasjeje rezultoi z. Hoxhallari. Kush është Aurel Hoxhallari?

Z. Aurel Hoxhallari, u dyshua si i përfshirë në organizimin e grupit që kreu vrasjen e z. Devi Kasmit. Ngjarje kjo e ndodhur në datën 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Për këtë ngjarje janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ish-speciali grek z. Efthimios Efthimiu, me statusin e ekzekutorit të z. Kasmi, z. Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, z. Elton Habilaj, z. Marvin Dinellari, z. Elton Hoxhallari dhe z. Marjo Meshini. Z. Hoxhallari, është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij, z. Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj z. Pajtim Serjani, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Më 1 Shkurt 2015, ish-Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.


 
 
 

Recent Posts

See All
PRISHTINË | NEBI ALSHIQI U ARRESTUA; 3 VEPRA PENALE.

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Nebi Alshiqi. Ndaj tij zhvillohen hetime penale

 
 
 
BALLSH | ARMAND ALIAJ U SULMUA FIZIKISHT.

Ballsh, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se: 1- Z. Armand Aliaj, ish-drejtues i repartit zjarrfi

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page