TIRANË | GJYKATA E APELIT E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM NDRYSHOI MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË BURG” PËR PETRI BOZON; ALGIT SAMURRI ME MOSHË 7 VJEÇ MBETI I VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 minutes ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndryshoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” në “arrest shtëpie” ndaj:
1- Z. Petri Bozo.
Ai u arrestua në lidhje me aksidentin automobilistik që ngjau në fshatin Mengël, Elbasan, ku mbeti i vdekur:
1- I mituri Algit Samurri, me moshë 7 vjeç, nxënës i klasës së parë.

Z. Bozo është subjekt i lidhur me botën e argëtimit, producent i “Miss Universe” (spektakël ndërkombëtar shalëgjatash që në të gjithë botën shoqërohet me protesta nga lëvizjet e grave; por që çuditërisht në Shqipëriçkën Londineze nuk është shoqëruar asnjëherë me protesta; tregues i qartë se lëvizjet e grave janë të paqena, inekzistente, ose të kapura nga subjekte malinj).

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments