RUBEN SARAIVA I DYSHUAR SI VRASËS I ARDIAN NIKULAT DOLI NË GJYQ PENAL | NUK PRANOI AKUZAT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 2, 2024
- 1 min read
Updated: Jan 4, 2024
Lezhë, Shqipëri | Z. Ruben Saraiva, i dyshuar si vrasës i z. Ardian Nikulaj, doli sot përpara gjykatës së Lezhës, për çështjen që lidhet me vlerësimin e masës së sigurimit vetjak arrest me burg.
Vrasja ngjau në Shëngjin para do kohësh (19 prill 2023).
Seanca gjyqësore filloi rreth orës 10:00.
Z. Saraiva, qytetar portugez, banues në Londër, u ekstradua nga Maroku.
Dyshohet se z. Saraiva e kreu vrasjen me pagesë, për llogari të hasmit të z. Nikulaj.
Z. Saraiva akuzohet për:
1- “Vrasja për gjakmarrje”.
2- “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.
Në sallën e gjyqit penal, ai nuk i pranoi akzuat penale, të ngritura nga autoritetet shqiptare, të hetimit dhe të ndjekjes penale.
Si bashkëpunëtorë të z. Saraiva janë arrestuar dhe ndodhen në proces ekstradimi, edhe pjesa tjetër e grupit kriminal, që atëhere përbëhej nga 1 shqiptar dhe 4 qytetarë britanikë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments