top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “KONFERENCA BUNJAJT”; GJAKOVË | U ARRESTUAN SYL BERISHA DHE QENDRESA BERISHA; U PROCEDUA PENALISHT NEXHMIJE BERISHA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 16
  • 1 min read

Rruga “Konferenca Bunjajt”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Syl Berisha, me moshë 58 vjeç.

2- Znj. Qendresa Berisha, me moshë 23 vjeçe.

 

Proceduan penalisht në gjendje të lirë:

1- Znj. Nexhmije Berisha, me moshë 55 vjeçe.

 

Ata konisderohen të përfshirë në një grabitje të ndodhur më 15 maj në rrugën “Konferenca Bunjajt” në Gjakovë ku tre veta ushtruan dhunë fizike ndaj disa qytetarëve dhe u morën të holla me forcë.

 

Kumtohet se ata kanë hyrë në banesën e viktimës me moshë 70 vjeçe, të cilën, fillimisht e kanë sulmuar fizikisht, duke e kapur për krahësh, flokësh dhe koke dhe më pas i kanë marrë shumën prej 2450 €.

 

Në përpjekje për ta ndihmuar viktimën, kanë ndërhyrë edhe tre veta, por, edhe ata u bënë objekt sulmi fizik.

 

Aktet proceduriale penale ndaj tyre u kryen në bashkëpunim me prokurorinë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page