BULEVARDI “BAJRAM CURRI”; TIRANË | ISMET GAXHERRI U ARRESTUA; ARMË ZJARRI + MUNICION LUFTARAK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 1 min read

Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ismet Gaxherri, me moshë 39 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”.
Lëvizte në bulevardin “Bajram Curri”, me pistoletë në automjet, arrestohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 39-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.
Në vijim të operacioneve policore, kundër armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara si rezultat i punës së mirorganizuar operacionale dhe informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1, finalizuan operacionin “Bulevardi”.
Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi I. G. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments