RRUGA “SALI ÇEKU (QEKU)”; FERIZAJ | ALBAN NEZIRAJ U ARRESTUA; KANOSI VERBALISHT GJYQTARIN ILIR BYTYÇI (BYTYQI) SEPSE ISHTE I PAKËNAQUR ME VENDIMIN PENAL TË SHQIPTUAR NDAJ TIJ DHE TË VËLLAIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Rruga “Sali Çeku (Qeku)”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Alban Neziraj, me moshë 36 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në kanosje verbale ndaj gjyqtarit Ilir Bytyçi (Bytyqi), për shkak se kishte shqiptuar dënim penal të lartë ndaj tij dhe vëllait të tij, për shkelje penale të parashikuar si “Sulm”.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments