RRUGA “RIVIERA”; KSAMIL | U ARRESTUAN ERVIS PASHAJ; ROBERT MUSEJ; MYQEREM MUHAMETAJ; ALBANO AVDA; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ARBERT POLE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 2 min read

Rruga “Riviera”, Ksamil, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ervis Pashaj, me moshë 36 vjeç.
2- Z. Robert Musej, me moshë 34 vjeç.
3- Z. Myqerem Muhametaj, me moshë 47 vjeç.
4- Z. Albano Avda, me moshë 19 vjeç.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Arbert Pole, me moshë 42 vjeç.
Njoftim | Ksamil, Sarandë.
Vihet në pranga 4 shtetas që po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, si dhe shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar si personi që i punësoi.
Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat, më datë 04.09.2025, në rrugën “Riviera”, Ksamil, u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit e lartpërmendur për të ndërtuar pa leje në tokë publike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments