RRUGA “PAPA KLEMENTI”; PEJË | IBRAHIM KRASNIQI U ARRESTUA (U KAP ME KAMION TË VJEDHUR).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Rruga “Papa Klementi”, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ibrahim Krasniqi.
Ai konsiderohet doras në vjedhjen e një automjeti tip kamion.
Arrestimi i tij u krye në Prishtinë pas një bashkërendimi të veprimeve policore nga Policia e Pejës me atë të Prishtinës.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje e rëndë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments