RRUGA “ADEM JASHARI”; PEJË | LABINOT QERKINAJ U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read

Rruga “Adem Jashari”, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Labinot Qerkinaj.
Ai konsiderohet tregtar droge me pakicë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një pikë shtatë (1.7) gramë lëndë narkotike.
2- Tre armë të ftohta (thika).
3- Dyzet e pesë (45) € të thata.
4- Një aparat telefonik i lëvizshëm.
5- Automjeti taksi që kishte në përdorim.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments