RRUGA E PEJËS; FSHATI SLLATINË; FUSHË KOSOVË; MOTELI “PISHA”; PRISHTINË | AJET KRASNIQI U GJET I GJAKOSUR; U DËRGUA NË SPITAL PËR JETË A VDEKJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Updated: 4 hours ago

“Rruga e Pejës”, Fshati Sllatinë, Fushë Kosovë, Moteli “Pisha”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Ajet Krasniqi, me moshë 59 vjeç, u gjet i gjakosur - dyshohet nga armë e ftohtë - (rreth orës 15:25, në rrugën e Pejës, pranë Motelit “Pisha”).
Ai u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për jetë a vdekje.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje në tentativë”.

Lajm në përditësim, ...
Fushë Kosovë, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Shkëlzim Jashari.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Ajet Krasniqi.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje në tentativë” (e ndodhur në datën 23.01.2026).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















Comments