RRUGA “PANORAMA”; TIRANË | HYSNI PATUSHI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; LUMTURI PATUSHI U VRA.

Rruga “Panorama”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Hysni Patushi, me moshë 68 vjeç.
Ai konsiderohet doras në vrasjen me armë të ftohtë (thikë) të bashkëshortes së tij:
1- Znj. Lumturi Patushi, me moshë 58 vjeç.
Njoftim | Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Z. Hysni Patushi u arrestua.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments