top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | INDRIT ALIU (I NJOHUR SI INDRIT KOLLESHI DHE SI DAVID ISAAC) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
17 hours ago
3 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë:

1- Z. Indrit Aliu, i njohur si Indrit Kolleshi dhe si David Isaac.


Njoftim | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ në mungesë për shtetasin nën hetim D.I. alias I.K. alias I.A,. i dyshuar për veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’ parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal si dhe masat e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit O.O. punonjëse në njësinë administrative nr.3 në Tiranë dhe shtetasin A.K., IT në Drejtorinë e Përgjithshmë të Gjendjes Civile, në Ministrisë së Brendshme.


Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 5052 të vitit 2026, rezultoi se shtetasi I.A. i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit, me veprimet e tij aktive ka cenuar veprimtarinë normale të organeve shtetërore si dhe marëdhëniet e shtetit shqiptar ndërkombëtarisht duke përdorur dokumente të falsifikuara sikur janë lëshuar nga shteti i Izraelit. Personi nën hetim, tregon me veprimet e tij për një rrezikshmëri të lartë shoqërore, duke përdorur dokumente të falsifikuara për t’u pajisur më tej me dokumente identiteti të rreme si kartë identiteti dhe pasaportë biometrike për të lëvizur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.


Shtetasi I.A. alias I. K., rezulton se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin në D.I., në Zyrën e gjendjes civile në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë, dhe më datë 27.11.2025 nga ana njësisë administrative nr.5 Tiranë, ku ky person rezulton banor, u konstatua ndryshimi gjatë kontrollit të procedurës për riaplikim për pasaportë biometrike dhe ju vendosën gjeneralitetet e mëparshme nga D. I. në I. K.


Më pas më datë 29.12.2025 me një kërkesë për ndryshimin e vendbanimit nga njësia Administrative nr.3 Bashkia Tiranë u kryen veprime për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit sipas një certifikate që mban të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Izraelit nga I.K. në D.I., të dhëna që mbahen dhe aktualisht nga ky shtetas.


Organi procedues çmon se ka dyshime se ndryshimet e emrit dhe mbiemrit janë kryer në kundërshtim me ligjin 10129 datë 11.05.2009 “Për gjendjen Civile” dhe se dokumentet në gjuhën hebraike të paraqitura nga ky shtetas të jetë të falsifikuara.


Punonjësja e Gjendjes civile të Zyrës së Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake nr.3 Tiranë O.O. duket se ka pranuar në kundërshtim me ligjin një akt të emërtuar certifikatë për ndryshimin e emrit të lëshuar sipas dokumentit nga Ministria e Brendshme e Shtetit të Izraelit. Kjo shtetase ka pasur të dhënat në sistemin e gjendjes civile dhe nuk duhet të pranonte këtë dokument si të vlefshëm për të vijuar me ndryshimin e emrit dhe mbiemrit.


Organi procedues çmon se, dokumenti i emërtuar si certifikatë e Ministrisë së Brendshme Izraelite, nuk mund dhe nuk duhet të ishte i vlefshëm, i pashoqëruar me akte të tjera si kërkesa për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit dhe punonjësja e gjendjes civile ka patur detyrimin për verifikimin dhe analizën dhe të mospranonte regjistrimin e këtij ndryshimi.


Ndërkohë që nga hetimet rezulton se ndryshimi i të dhënave është bërë nga një user, mbajtësi i të cilit kishte dalë prej vitesh në pension dhe se nga ky user, janë kryer një numër shumë i lartë veprimesh për ndryshime ne gjendjen civile për persona që kanë probleme me ligjin, të dënuar, të deportuar nga vendet e Bashkimit Evropian etj. Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre” për personat nën hetim O.O. dhe A.K., u tha në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
TIRANË | ERTIS SHEHU DHE KASTRIOT HASKO U ARRESTUAN.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë pra

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page