RRUGA “MUHEDIN LLAGAMI”; TIRANË | AGIM METALLA U ARRESTUA.


Rruga “Muhedin Llagami”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Agim Metalla, drejtues autobusi i shoqërisë së transportit publik “Green Line”, me targë AB 768 XZ, në pronësi të z. Nadir Çausholli.
Ai konsiderohet i përfshirë në aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një qytetari.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments